Sot miqësorja Spanjë -Bolivi, gjyqtarë treshja shqiptare, Jemini-Barushi-Rexha

Gjyqtari shqiptar, Lorenc Jemini dhe dy ndihmësit e tij anësorë Ermal Barushi e Denis Rexha do të gjykojnë ndeshjen sot miqësoren Spanjë-Bolivi. Kampionët e botës do të përballen në Sevilla me kombëtaren e Xabier Azkargorta, si përgatitje për Botërorin e kësaj vere.Kjo tregon se niveli i arbitërimit në vendin tonë sa vjen dhe po pëson një ngritje graduale. Njëra nga 3-shet më të mira që arbitërojnë në Superligën Shqiptare, por janë njëkohësisht dhe arbirtra të Fifas do të kenë fatin të gjykojnë kampionët e botës në futboll, Spanjën e cila ka në përbërje emra të mëdhenj.Të 3 arbitrat Shqiptarë do të përpiqen të bëjnë një paraqitje sa më të mirë duke u përpjekur të justifikojnë besimin e dhënë.