Fabregas: Spanja nuk ka frikë asnjë kundërshtar në Botëror

Mesfushori i Kombëtares spanjolle, Sesk Fabregas ka folur në lidhe me paraqitjet e mundshme që do të bëjë Përfaqësuesja e tij në Botëror. Fabregas thekson se Spanja nuk njeh kundërshtarë dhe është favoritja kryesore në fitimin e këtij kompeticioni.“Ne besojmë dhe kjo është diçka vitale. Në vitin 2008, asnjë nuk besonte te Spanja dhe që prej asaj kohe ne jemi shndërruar në një ekip kompetitiv, pasi ia kemi dalë të fitojmë gjithçka. Nuk e kemi frikë asnjë kundërshtar. Edhe pse Brazili është ekipi vendas, ne nuk e kemi frikë. Unë mendoj se ata janë një ekip shumë i fortë, por nëse përballemi sërish me “Selecaon” në Kupën e Botës do të jetë një ndeshje totalisht e ndryshme nga finalja e Kupës së Konfederatave”, – u shpreh Fabregas.