Conte: E di që është e vështirë por dua Championsin

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka folur ne lidhje me objektivat e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. Conte ka shprehur dëshirën e tij për të fituar Ligës e Kampioneve edhe pse e di që është diçka e vështirë për tja arritur.Të ëndërrosh nuk është keq, por më e rëndësishme është që të zgjohesh dhe të shikosh realitetin. Unë kam një ekip të mirë dhe me disa përforcime ne mund të triumfojmë edhe në Europë. E di që kjo është shumë e vështirë por mbetet dëshira ime kryesore. Fitorja më qetëson fizikisht, ndërsa humbja më jep efekt të kundërt” -tha trajneri ConteConte tha edhe 2 fjalë për ish shokun e skuadrës, Pipo Inzagi i cili do drejtojë Milanin. "Nuk do ta ketë të lehtë. Të bësh lojtarin është një tjetër gjë nga detyra e trajnerit. Por besoj se këtë gjë Pipo e di mirë. Ai e di se kur je trajner, gjithçka është edhe më e ndërlikuar. Të duhet që të drejtosh një grup ku ke edhe ish-shokë skuadrash, siç më rastisi mua me Bufonin dhe Del Pieron. Duhet të studiosh psikologjinë. I uroj më të mirën, përveç rasteve kur do të luajë kundër Juves”, deklaroi Konte.