Arda Turan në fokusin e Barcelonës
Pasi kanë zyrtarizuar portierin gjerman Mark-Andre Ter Shtegen, Barcelona është hedhur në sulm për një futbollist mjaft të rëndësishëm të "rivalëve" të Atletikos. Endrra e madhe e trajnerit Luis Enrike është mesfushori turk, Arda Turan. Enrike e ka shprehur si dëshirën e dytë, pas mbrojtësit Tiago Silva.Për turkun e Atletikos bisedimet kanë nisur, por nënkampionët e Europës dhe kampionët e Spanjës vështirë se do heqin dorë pa një shifër astronomike. Barcelona kërkon t’i japë vrull fushatës së saj të blerjeve dhe merkatoja pritet të nisë.Gjithashtu ekipi është në kërkim të një tjetër portieri. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin e Sociedad, Klaudio Bravon, i cili ka një klauzolë në kontratë prej 30 milionë eurosh. Por, bisedimet mes palëve pritet të mbyllen për një shifër prej 12 milionësh. Puna ka nisur dhe shumë shpejt do të shohim "goditjet" për një Barcelonë të madhe.