Der Handelsblatt: Samaras, “Politikani i vitit”

“Politikan të vitit” për 2012-n e ka shpallur kryeministrin grek, Antonis Samaras, gazeta financiare gjermane, Der Handelsblatt, e cila në numrin e datës 21 dhjetor, përmban një speciale kushtuar personaliteteve të vitit që po mbyllet.Artikullin për zotin Samaras, me titull “I palëkunduri”, e ka shkruar ish ministri i jashtëm gjerman Hans Dietrich Gencher, i cili përshkruan ecurinë e kryeministrit grek, duke shprehur respektin ndaj personit të tij, por edhe bindjen e tij se “Samaras do të ketë sukes”.“Vendimi për të zgjedhur Antonis Samaras si “politikanin e vitit”, nuk do të mund të ishte më i mirë. 2012 ishte viti i tij”, shkruan z. Gencher dhe nënvizon se “drejt postit të kryeministrit nuk shkoi nga një rrugë e drejtë, por me gjasë një rrugë me kthesa”. Politikani veteran gjerman i referohet fillimeve të karrierës politike të Samaras dhe studimeve të tij në SHBA, shpjegon me kryeministrin grek është njohur kur ishin që të dy ministra të jashtëm të vendeve të tyre. “Hak përfundimi i karrierës time e njoha si homolog dhe e vlerësove”, shkruan Gencher.“Ma besoi kryeministri i atëhershëm Konstandinos Mitsotakis, një mik i vjetër e i provuar dhe unë e mirëprita me krahët hapur në rrethin e hommologëve, për shkak të rekomandimeve të mikut tim të vjetër, e mirëprita edhe me kurreshtje, por edhe predispozicion të mirë”, vazhdon ish ministri i jashtëm gjerman dhe sqaron se vazhdimi i ngjarjeve (Samaras dha dorëhqjan nga qeveria dhe më pas edhe nga Demokracia e Re), nuk i influencuan negativisht marrëdhëniet miqësore me asnjerin prej të dyve. “Në fund ekzistoi dhe ekziston respekti dhe vlerësimi për veprën e rëndësishme të politikanit grek”, nënvizon.Politikani historik i liberalëve gjermanë vëren se kryeministri grek “e vuri gishtin në plagët e politikë së gabuar greke të së kaluarës”, fakt që, siç theksohet në artikull, i siguroi “respektin e popullit të vendit të tij, të popullit që tani po ndjek bashkë me të rrugën e një fillimi të ri”.Gencher i referohet edhe respektit që fitoi Samaras nga partnerët e vet europianë, “me guximin dhe bindjen e tij”. Këtu, vazhdon Gencher, gjendet edhe baza për kredibilitetin që gëzon gjithandej në Basahkimin Europian. “Për shkak të masave shpesh drastike, me të cilat Greqia ndoqi rrugën e ndryshimit zërat e arrogancës dhe të intrasigjencës elitariste që ndokush mund t’i dëgjonte madje dhe këtu te ne, në Gjermani, u bënë më të ulët ose heshtën fare”.Në mbyllje të arrtikullit të tij, Hans Dietrich Gencher thekson se Samaras e di se ç’do të thonë humbjet, por edhe se humbjet japin shans për një fillim të ri. “Sigurisht, ai e di se rimëkëmbja e vendit përmban edhe sprove të tjera të rënda për qytetarët e djepit të demokracisë dhe veçanërisht për personalitetin që gjendet në krye të qeverisë. Kush e ka njohur (Samarasin), është i bindur se ai do të ketë sukses”, përfundon ish ministri i jashtëm gjerman.