Greqia mbështet Kosovën, pavarësisht mosnjohjes
Asistente në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik, por edhe mbështetëse e perspektivës europiane të saj është Greqia, pavarësisht se insiston në qëndrimin politik për mos ta njohur atë shtet, siç theksoi nga Selaniku shefi i zyrës greke të ndërlidhjes në Prishtinë, Dimitris Moschopulos.Vendosmëria e Greqisë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të rajonit, por edhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, dëshmohet në praktikë nga dërgimi i diplomatit grek, Christos Farmakis, në postin e këshilltarit tregtar dhe ekonomik të zyrës së ndërlidhjes.Si një dëshmi tjetër të predispozicionit të vet, Greqia dha votën e saj pro anëtarësimit të Kosovës si pjesëtare e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (EBRD).Duke folur në takimin me një përfaqësi biznesmenësh nga Kosova në Selanik, Moschoipulos theksoi:"Greqia nuk e ka njohur Kosovën, ashtu si dhe Qipro, Rumania dhe Sllovakia. Nga njera anë ekziston mosnjohja, por nga ana tjetër është predispozicioni energjik për bashkëpunim me Kosovën dhe vullneti që të kontribuojmë në zhvillimin e vendit dhe në prosperitetin e banorëve. Mbështesim dhe inkurajojmë perspektivën europiane të Kosovës. Duam që i gjithë rajoni i Ballkanit të anëtarësohet në BE, dhe këtu përfshijmë edhe Kosovën"."Ndokush mund të pyesë se si mund të bëjmë biznes në një vend që nuk e kemi njohur. Mosnjohja krijon vërtet disa veçanësi dhe probleme, por ne diplomatët je mi këtu që t'i kapërcejmë. E drejta ndërkombëtare na ofron shumë mënyra për të mbulur edhe dimensionin politik edhe atë ekonomik, duke e ruajtur integritetin e të dyjave. Ekziston një vullnet i madh që të kapërcehen vështirësitë që burojnë nga mosnjohja e Kosovës.Kosovarët duan të bëjnë biznes me ne dhe vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, më ka thënë shumë herë se dëshiron më shumë biznesmenë grekë në vend. Edhe nga ana jonë kemi një vullnet energjik për të bashkëpunuar. Ky është mesazhi që dua të jap me praninë time në këtë takim", theksoi shefi i zyrës greke të ndërlidhjes në Prishtinë.Zëvendësekretarja e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike në ministrinë e jashtme greke, Magda Karakoli, përcolli sigurinë e vet se Greqia e Kosova mund të bashkëpunojnë dhe se qeveria greke mbështet biznesin brenda dhe jashtë vendit.