Kërkohet krijimi i fondit për veriun, Thaçi e Daçiç takohen me 17 janar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, do të takohen më 17 janar për të diskutuar krijimin e një fondi për veriun e Kosovës.Fondi do të përfshinte investimet ekonomike që parasheh t’i bëjë për atë pjesë të venditQeveria e Kosovës, përqindjen e të hyrave doganore nga pikëkalimet kufitare në veri, fondet që parasheh t`i investojë në atë pjesë komuniteti ndërkombëtar, si dhe investimet që planifikon t`i bëjë vetë Serbia.Në këtë mënyrë, duke proceduar me marrëveshje të re, do të anashkalohet efekti negativ që ka mundur të ketë publikimi i platformës serbe për Kosovën, për të cilën porositë e diplomatëve ndërkombëtarë kanë qenë që të injorohet, ku shtohet se deri në pranverë stafi i baroneshës Ashton dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të ketë përparim edhe në disa çështje teknike, siç janë telekomi dhe transmisioni i energjisë.