Jacobson kundër platformës së Serbisë për Kosovën: Shpërqëndrim i padobishëm

Platformën e Serbisë për Kosovën e ka komentuar edhe Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.Ajo për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se Platforma e Serbisë për Kosovën është një shpërqendrim i padobishëm.“Më vjen shumë mirë që në deklaratat e Qeverisë këtë javë, për shembull, deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Blerim Shalës, është thënë se Qeveria këtu mbetet e përqendruar në dialog dhe nuk do të lejojë të shpërqendrohet nga një copë letër” ka thënë Ambasadorja amerikane.Edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, doktor Peter Blomeyer është shprehur se parashtrimi i kërkesave maksimaliste, siç ka bërë qeveria e Serbisë me platformën e saj për Kosovën, nuk e ndihmon proçesin e dialogut që po zhvillohet mes kryeministrit Thaçi dhe atij serb Daçiç.Ai a përsëritur edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri dhe për Kosovën si shtet sovran me kufij të paprekshëm.Dy ditë më parë ishte zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Koçijanciç që tha për të përditshmen “Express” se, pozicioni i BE-së u prezantua qartë në konkluzionet e Këshillit të Ministrave.“Unë nuk kam asnjë koment rreth platformës. Pozicioni i BE-së është i përcaktuar qartë në konkluzionet e Këshillit të 11 dhjetorit”, deklaroi Koçijançiç.Në konkluzionet e BE-së nuk përkrahet krijimi i institucioneve paralele në Kosovë, ndërkohë që Prishtinës zyrtare i kërkohet që të trajtojë problemet e serbëve në Veri.Veç kësaj, BE ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i trajtojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e raporteve mes dy vendeve.