VV: Stop dialogut me Beogradin,Thaçi të tërhiqet nga proçesi i dialogut

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi që mos shkojë në takimin e tretë në Bruksel më 17 janar për takimin me kryeministrin serb, Ivica Daçiç pas daljes së platformës serbe për Kosovën.Kjo lëvizje këtë platformë e ka vlerësuar si asgjë tjetër, përpos vetëm një artikulim të politikës hegjemoniste të Serbisë karshi Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, ndërkohë që ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të dalin me një qëndrim rreth kësaj platforme.“Në momentin që këta shkojnë dhe temë do të jetë platforma e Serbisë, kjo është pajtueshmëri automatike se këta po duan ta ndajnë me Beogradin pushtetin në një pjesë të territorit tonë, dhe kjo është e padrejtë”, ka thënë nënkryetari i saj, Glauk Konjufca.Për më tepër, ai theksoi se në këtë platformë nuk flitet vetëm për veriun, por edhe për komunat tjera me serbë në pjesë tjera të Kosovës.