Pas largimit të Van Persi, Arsenal hedh grepin tek Davit Vila

Drejtuesit e Arsenal janë vënë në kërkim të një sulmuesi pas hapsirave boshe që ka lënë largimi i Holandezit Van Persi në skuadër. Menaxheri i kësaj skuadre dhe njëherësh trajneri i topçinjve, Venger e ka humbur besimin te sulmuesit që ka në dispozicion ndërsa kërkon që në merkaton e janarit të bëjë një goditje të madhe siç është sulmuesi i Barcelones Davit Vila.Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Mail", Arsenali është duke vlerësuar mundësinë e prezantimit të një oferte zyrtare Barcelonës për sulmuesin iberik Vila. "Topçinjtë", edhe pse duan që ta sjellin spanjollin në Emirates Stadium në formë huazimi për gjashtë muaj, janë të gatshëm edhe të kërkojnë blerjen e plotë të kartonit që në muajin janar.David Villa nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona që pas dëmtimit në Botërorin e Klubeve duke qëndruar në stol. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer ish bomberit të Valencias, i cili shpesh herë ka kërcënuar me largim. Arsenal që prej vitesh ka ndjekur programin për të rritur talente të reja këtë vit duket se e ka të domosdoshme afrimin e një lojtari me eksperienc në sulm.Drejtuesit e londinezve shohin të bomberi spanjoll aftësit e një lojtari që i vetem mund të mbaj përpara sulmin e kësaj skuadre që këtë vit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Në rast të një largimi të mundshëm edhe të Uellcot atëher blerja e një lojtari të talentuar në repartin ofensiv do të bëhej e domosdoshme për skuadren e Venger që tashmë është vënë në ndjekje të sulmuesit Katalanas.Për të marrë shërbimet e Viles Arsenal duhet të mposhtë edhe konkurencen e Juventusit pasi edhe bardh e zinjtë kërkojnë prej kohesh sulmuesin Iberik.