PSG, 3-0 me Brest dhe kampion dimri

Paris Saint-Germain ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur në transfertë skuadren e Brest me rezultatin 3-0.45 minutat e para u mbyllen me rezultatin e bardh 0-0, ndërsa bie në sy dajla me karton të kuq të Sissokos në minuten e 34 duke lënë vendasit me 10 veta dhe duke i dhënë më shumë mundësi miqve për të kontrolluar lojen. Në pjesen e dytë kryeqytetasit e drejtuar nga tekniku italian Ançeloti arrinjë të kalojnë në avantazh me të përhershmin Ibrahimoviç, i cili shfrytëzon më së miri asistin e dhënë nga Jallet dhe kalon të tijet në avantazh që në fillim të fraksionit të dytë të lojes.Pas rasteve të shumta të mysafirëve që krijojnë parizienet, Kevin Gameiro arrinë të dyfishojë rezultatin 15 minuta para përfundimit. Goleada nuk përfundon këtu, pasi në minutat e fundit është Bernard Mendy që mendon tu dhurojë një gol miqve, duke shënuar në porten e tij pas një goditje të Zhilet.Takimi mbyllet me nje fitore të paster të skuadres PSG-s, e cila tashmë e sheh veten në udhëheqje të kampionatit francez. Me këtë fitore skuadfra e Ançelotit shpallet kampione dimri në France edhe pse sot pret të luhen edhe ndeshjet e tjera ku Lyon dhe Marseje kërkojnë fitoret e radhes për të barazuar me pikë skuadren e kryeqytetase. Kjo e fundit do të kryesoj renditjen pasi ka golavarazhin më të mirë se sa dy rivalet e tjerë. Në javen e 19 të kampionati francez do të kemi këto përballje:Lile - Montpelie, Ajasio - Renes, Bastia - Nansi,Bordo - Troua, Lorient - Reims, Lion - NiceNdërsa neser do të mbyllin fazen e parë të kampionatit francez këto përballje:Valencien -EvianTouluse - SoshoDhe Marsejë - Sent-Etiene