Nimic, në janar turne në Athinë e Shkup për kontestin e emrit
Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic në fillim të janarit do të nis turneun e tij në Athinë dhe Shkupit për të gjetur zgjidhjen për kontestin e emrit.Sipas paralajmërimeve, vizita në Athinë dhe Shkup do të ndodhë më 8 janar, ku ai do të nis udhëtimin drejt Ballkanit.Nimic do të zhvillojë takime me kreun e lartë shtetëror, me qëllim të përshpejtimit të procesit të gjetjes së zgjidhjes për kontestin e emrit.Shërbimi për informim i zyrës së Nimic ka bërë të ditur se vizita ka të bëjë me plotësimin e bisedimeve që Nimic i ka pasur me dy negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis gjatë muajit nëntor në Nju Jork.Deri tani nuk është shpalosur asnjë propozim për zgjidhjen e kontestit të emrit, derisa në media ka qarkulluar propozimi “Republika e Maqedonisë Veriore”.