Shpallet tenderi për projektin e hekurudhës Maqedoni-Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 22:42
Ministria e Financave në Maqedoni ka shpallur tenderin për përgatitjet e projektit të detajuar dhe dokumentacionit për pjesën e hekurudhës Kërçovë deri në pikën kufitare me Shqipërinë, në kuadër të projektit të Korridorit 8.Trajekti hekurudhor ka një distancë prej 63 kilometrash, ndërsa do të përmbajë edhe një hekurudhë të elektrifikuar si pjesë e stacionit hekurudhor të Kërçovës deri në kufirin me Shqipërinë.Mjetet për realizimin e fazës përgatitore janë ndarë nga fondet paraqasëse të Bashkimit Evropian, ndërsa shuma e lejuar e këtij buxheti është rreth 8 milion euro.Pjesëmarrës në tender mund të jenë kompani nga vendet kandidate të BE-së, vendet anëtare të BE-së si dhe vendet e përfshira në këtë projekt.