Koalicionet, Meta: Është herët për të folur për strategjitë elektorale

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se LSI-ja do të jetë në koalicion me ato forca që e afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian.Nga qyteti i Shkodrës ku është takuar me struktuarat e LSI-së, Meta theksoi se është herët për të folur për koalicionet elektorale dhe se për këtë do të vendosin strukturat e partisë."Është herët për të folur për trategjitë elektorale. Lëvizja Socialiste për Integrim i qëndron marrëveshjeve. Ne do jemi pranë forcave që afrojnë Shqipërinë me integrimin ndërsa për koalicione do vendosin bordet drejtuese të LSI-së. Ne do bëjmë gjithçka për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian” ka theksuar Meta.