Gjirokastër, sekuetrohen 220 kg mariuanë, në kërkim transportuesi

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 220.2 kilogramë mariuanë ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e  lëndës narkotike.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur në aksin rrugor Kordhocë -Gjirokastër  në një automjet tip Benz me targa fallco GJ 4868A ndërsa mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion Italinë.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm, kanë marrë informacion në rrugë operative se një sasi lënde narkotike do transportohej nga Lazarati në drejtim të Fierit e më pas për destinacion përfundimtar Italinë.Menjëherë specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në  Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  së bashku me dy efektivë të qarkullimit rrugor i kanë dalë para automjetit për ta ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar me shpjetësi në drejtim të Gjirokastrës duke rrezikuar jetën e punonjëve të policisë që tentuan ta ndalonin.Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe në në lagjen Zinxhira  të Gjirokstrës drejtuesi I mjetit e ka braktisur atë dhe është larguar me shpejtësi  duke përfituar nga mjegulla e denduar dhe errësira .Ndërkohë nga kqyrja që iu bë automjetit u gjetën 48 pako  të mëdha të mbështjella me letër natriban  me peshë  nga 3.5 deri në 5.9 kilogramë secila gjithësej 220.2 kilogramë Mariuanë.Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit i cili është një shtetas  nga Tepelena  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.