Tre ligjet e integtimit, Boçi: PS pa arsye pengoi hyrjen në BE
"Të gjithë jemi dëshmitarë që në Kuvendin e Shqipërisë nuk po përmendet më çështja e Fierit", kështu e ka nisur intervistën e tij në RTV Ora News Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ai mbështeti idenë se kjo çështje ka qënë e sajuar nga ana e Partisë Socialiste, pasi këto të fundit nuk kanë pasur një arsye të vërtetë. " Çështja e Fierit nuk ka ekzistuar dhe nuk ka pasur asnjë arsye bazike që Partia Socialiste të mos votonte ligjet. Ps duhet të gjente një rrugë më argumentuese për të mos votuar tre ligjet e integrimit", u shpreh Boçi. Sipas tij duke mos votuar tre ligjet e integrimit PS ishte shkaku i mosmarrjes së statusit si vend kandidat në Bashkimit Europian. "Megjithatë Bahkimi Europian do të jepte nje visto për dhënien e statusit dhe këtë e bëri duke u mbështetur në disa argumente. Duke mos votuar tre ligjet e integrimit Partia Socialiste i bëri dhuratën më të hidhur shqiptarëve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Janë bërrë rreth 20 lëshime për opozitën që të votonte ligjet e statusit." Gjithashtu deputeti Boçi theksoi se votimi pro i këtyre ligjeve nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk çoi në krizë marrëdhënien mes dy partive. Luçiano Boçi e mbylli intervistën e tij për Ora News duke theksuar se përgjegjësia e partisë demokratike mbetet e fokusuar te proçesi zgjedhor.