METE: Proçesi i vlerësimit të ofertave në përputhje me standardet
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me privatizimet e HEC-veMETE ka thënë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe konsulenti ndërkombëtar IFC, po shqyrtojnë dokumentacionin e plotë të kompanive ofertueseMinistria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka bërë me dije se pas përfundimit të proçesit të depozitimit dhe hapjes së ofertave për privatizimin e Shoqërisë "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh.a. dhe shoqërisë "HEC Ulëz-Shkopet" sh.a., Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar IFC, janë duke shqyrtuar dokumentacionin e plotë teknik dhe financiar të secilës prej kompanive ofertuese, në përputhje me kriteret e përcaktuara.METE ka bërë të ditur se pasi të kryejnë verifikimin dhe vlerësimin përkatës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar IFC do të hartojnë një raport përfundimtar, të cilin më pas do t'ia bëjnë të njohur dhe publikut.Përsa i takon disa komenteve që janë bërë gjatë ditës së sotme në disa media të ndryshme, të cilat pretendojnë se hec-et e nxjerra në privatizim po shiten me një vlerë të ulët, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka sqaruar se këto pretendime dhe interpretime nuk qëndrojnë dhe nuk janë të mbështetura në të dhëna të sakta.Ministria Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka garantuar se procesi i vlerësimit të ofertave do të realizohet në përputhje me standardet dhe procedurat ligjore dhe do të jetë i verifikueshëm nga media dhe publiku.