PDIU kërkon ndihmën e mediave, Idrizi: Përçoni zërin për rezolutën çame

Atmosfera e festave të fundvitit ka mbledhur në një ambjent festiv përfaqësuesit e medias në Tiranë. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idirizi, ka ftuar në një mbrëmje festive në vigjilje të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, drejtues të medias në vend, analistë, gazetarë e përfaqësues të tjerë të medias vizive e të shkruar.Një mbrëmje, e cila shërbeu për Kreun e PDIU-së për të përcjellë edhe një mesazh për përfaqësuesit e medias, ku sigurisht përvec urimeve për një vit të ri të mbarë shpalosi edhe nje kërkesë që konsistonte në çuarjen e zërit të komunitetit çam në vemendjen e opinionin publik.Ajo që është e rëndësishshme në këtë moment për këtë komunitet, tha Idrizi, mbetet rezoluta për zgjidhjen e cështjes çame.Mbrëmja festive ka kaluar mes muzikës live të interpretuar nga këngëtarë të ndryshëm, të cilët e bënë atmosferën edhe më të ngrohtë.