Shpërblimet për pensionistët, ISSH paraqet grafikun e shpërndarjes

Në zyrat postare, ka nisur shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët sipas një grafiku të përcaktuar. Pensionistët u janë drejtuar sporteleve të tyre që në orët e para të ditës. Nuk ka pasur rradhë dhe flukse për shkak se ISSH-ja, me Postën Shqiptare, ka hartuar një grafik, me orare dhe data ku tërhiqet shpërblimi.Ndërsa për ata që u ka kaluar daten kanë mundësi të tërheqin shumën pas orës 14:00 e deri në orën 20:00. Në zyrat postare, pensionsitët shprehen pesimistë për shumën e shpërblimit prej 2 mijë lekësh, por ka dhe nga ata që thonë se me kaq para mund të blejne dicka për festat e fundvitit.Suzana Guxholli, këshilltare e Kryeministrit për cështje ekonomike tha se në kohë të tilla ku ndihet kriza financiare, qeveria kaq mundësi pati që të shpërblente pensionistët si një dhuratë për Krishlindjen dhe Vitin e Ri.Shpërblimin e përfitojnë 576 000 pensionistë, prej të cilëve 558 921 pensionistë qyteti dhe fshati, 3710 persona që përfitojnë trajtim të veçantë si punonjës nëntoke, 716 persona që përfitojnë trajtim të veçantë financiar si punonjës të ndërmarrjeve ushtarake, 243 veteranë të luftës, të cilët marrin vetëm shpërblimin e veteranit të luftës, 10 784 persona që trajtohen me pagesë për vjetërsi shërbimi si ish-ushtarakë dhe 1855 ish-punonjës policie.