Nishani vlerëson rolin e mediave shqiptare si kontribuese të përparimit

Në festën e parë të fundivitit në krye të shtetit, presidenti Bujar Nishani ka pritur në ambientet e Presidencës përfaqësuesit e medias vizive e të shkruar.Gjatë fjalës përshëndetëse për të pranishmit, presidenti Nishani vlerësoi rolin e pazëvendësueshme të medias në informimin e opinionit publik për ngjarjet e rëndësishme që kalon vendi.Por duke folur për pritshmëirtë e vitit të ardhshëm Kreu i Shtetit ka vlerësuar në mënyrë të veçantë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku roli i medias në përcjelljen e këtyre zhvillimeve, tha Nishani, është i veçantë.Në pritjen e organizuar nga Kreu i Shtetit merrnin pjesë drejtues të medias në vend, analistë të shumtë, gazetarë të medias vizive e të shkruara, anëtarë të komsisionit të medias, personlitete të njohur të ekranit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.