Durrës, kapet 160 kg drogë, arrestohet transportuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2012, 08:50
Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit.160 kg hashash u gjetën të fshehura në kamionin me targa Tr 3136 I, i cili drejtohej nga Erion Hoxha,32-vjeç dhe sipas policisë ishin të destinuar për tregun italian.Drejtuesi i mjetit, që do të udhëtotnte për në vendin fqinj me tragetin e linjës Durrës-Bari, është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje.Ndërkohë vijon puna hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.