Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërhyn në katër fshatra në komunën Bushat
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërhyrë në Fshatin e Ri, Mal i Jushit, Hoten, Kukel në Komunen Bushat për ti përmirësuar banorëve lëvizjen nëpërmjet një rruge të asfaltuar. Në këtë zonë jetojnë rreth 6 mijë banorë dhe më heret 4 fshatrat kanë komunikuar me vështirësi me njëra-tjetrën, përvec kësaj qytetarët dhe automjetet e kanë patur të vështirë edhe lidhjen më rrugën nacionale Lezhë-Shkodër dhe komunën Velipojë.Sipas ekspertëve të fondit, rruga ka një gjerësi asfalti 4 m përfshirë bankinat anësore në të dyja anët, duke patur edhe të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave të bardha, vepra arti, mure mbajtës etj. Benet Beci, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka parë nga afër ndërhyrjen.Fermerët e kësaj zone janë të njohur për prodhimet bujqesore, blegtorine dhe vreshtarine. Infrastruktura rrugore e përmirësuar pritet të ofrojë mundësi reale për këta banorë.Në 2 vitet e fundit, falë investimeve të FSHZH-së në këtë rajon janë rikonstrukuar ose janë në proces zbatimi, 80 km rrugë dytësore dhe lokale, siç janë Lezhë -Vau Dejës, Dajç - Gomsiqe, Kotërr - Manastiri i Karmelitaneve, Shëngjin - Kune, Baks - Rrjollë. Ndërkohë pritet fillimi i punimeve për rrugën Dajç - Dragushë, Shkodër - Shirokë dhe Rruga nacionale - Dajç dhe rruga bregdetare Velipojë - Shëngjin.