10 vjet "Zëri i Bilbilit"
Grupi polifonik lab "Zëri i Bilbilit" ka festuar 10 vjetorin e krijimit të tij, në koncertin miks të organizuar në sallën e kinoteatrit "Butrinti" në Sarandë. Grupet folklorike të mbledhura si ai i Konispolit, Shalësit, Livadhjasë, grupi i Lunxhërisë, kanë uruar grupin "Zëri i Bilbilit" për jetë të gjatë në rrugën e këngës. Pjesë e festimit ka qënë edhe kryebashkiaku i Sarandës, Stefan çipa, i cili ka vlerësuar kontributin e këtij grupi në jetën e qytetit.Me rastin e 10 - vjetorit të krijimit Shoqata Labëria e ka nderuar grupin "Zëri i Bilbilit" me diplomën "Mirënjohja e Labërisë" me motivacionin "Për kontribut të shquar e të pandërprerë në hulumutimin, lëvrimin e trasmetimin e këngës polifonike labe. Që nga krijimi e deri më tani "Zëri i Bilbilit" ka dhënë 15 koncerte recitale të sukseshme në qytetin e Sarandës dhe ka nxjerrë në treg albumin e tij të pestë.