Grabitën me dhunë banesën, "Mesnata 2" prangos 4 autorët e dyshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2012, 11:50
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin "Mesnata 2", duke vënë në pranga 4 persona për vjedhje me dhunë të një banese. Kështu autoritetet policore kanë arrestuar shtetasit Ceno Meta 20 vjeç nga Fieri, Erald Zaimi 20 vjeç, Krenar dhe Vilson Torormeni 33 dhe 22 vjeç nga Lushnja.Sipas policisë personat e lartpërmendur akuzohen se kanë vjedhur duke përdorur dhunë fizike një sasi parash dhe dy telefona celularë në një banesë në lagjen "Liri" të qytetit.Gjatë arrestimit në flagrancë 4 autorëve u janë kapur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë, telefonat dhe maskat e përdorura gjatë vjedhjes.Pas kryerjes së procedurave, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.