Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta” ku një grua është përplasur për vdekje nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit duke mos i dhënë kalimtares ndihmën e parë.Nuk dihet ende identiteti i viktimës por policia thekson se gruaja është e moshës rreth 30 vjeç.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.