Plagosi 49-vjeçaren gjatë tentativës për ti vjedhur banesën, gjykata e lë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2012, 11:10
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Enkeleo Toma, i cili akuzohet për plagosje.Në senacën e sotme gjyqësore ndaj tij, togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg Tomën deri në përfundim të hetimeve, pasi i akuzuari nuk ka pranuar krimin.Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, ku Enkeleo Toma akuzohet për plagosjen e shteteses Tatjana Dine, gjatë tentativës për vjedhjen e banesës së saj, ku 49-vjeçarja mbeti e plagosur pas përleshjes me Tomën.