AK bllokon rrugën në Pogradec në shenjë proteste për ndërprerjen e punimeve

Aleanca Kuq e Zi ka çelur të premten në Pogradec fushatën më të fundit të saj “Përurimi i mashtrimeve” të kryeministritBerisha. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga dhjetëra aktivistë të degës së AK Pogradec kanë prere shiritin e “mashtrimit” në aksin Lin-Pogradec i cili është ndër akset nacionale ku ritmet e punimit janë më problematiket dhe ngadaltat nga të gjithë akset e tjera problematike.Aleanca Kuq e Zi protestoi në këtë aks nacional duke bllokuar për “inaugurimin” e mashtrimit të radhës së shtetasit Sali Berisha dhe ministrave të tij të cilët janë përgjegjës për mos pagesën e kontraktove dhe vonesat në alokimin e fondeve për përfundimin e këtij aksi i cili ka lënë të izoluar një nga perlat e turizmit shqiptarë Pogradecin.Spahiu në deklaratën e tij përpara qytetarëve pogradecar u shpreh se AK do të presë shiritat e inaugurimit për të gjithë mashtrimet e shtetasit Sali Berisha, për çdo rrugë të papërfunduar dhe do të denoncojë ato miliona euro që qeveria u ka borxh firmave ndërtuese.Spahiu deklaroi se rrugët shtrohen dhe zonat urbane zhvillohen vetëm në ato qytete ku ministrat e qeverisë më të korruptuar kanë blerë pasuritë e paluajtshme, kanë ndërtuar vilat luksoze apo bizneset e tyre me fitime marramendëse. Në përfundim të deklaratës së tij kreu AK-së deklaroi se mashtrimet e shtetasit Sali Berisha shtrihen në 28 mijë kilometra katrorë dhe kuqezinjtë do të denoncojnë dhe publikojnë para shqiptarëve mashtrimet e pafundme të qeverisë së Berishës.