Kampionati i fluturimeve të lira, Tirana Open Air zgjedh malin e Dajtit
Mali i Dajtit është destinacioni i përzgjedhur, ku do të mbahet etapa e katërt e kampionatit kombëtar shqiptar të fluturimeve të lira dhe njëkohësisht, edicioni i parë i Tirana Open Air.Mitingu i madh i fluturimeve mbledh këtë fundjavë mbi 50 pilotë, jo vetem shqiptare, por edhe ndërkombëtare të cilët do të garojnë per dy dite në qiell të lire, duke ofruar pamje spektakolare për të gjithë qytetarët.Gjate ceremonise se hapjes, Sekretari i Përgjitshshëm i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Alket Islami dhe presidentit Renis Tershana kane rrefyer detajet e këtij eventi mbreselenes.Organizatorët kanë sjellë detajet e garës, ku nuk do të mungojnë edhe stimulimet për pilotët ku, 25 pilotët më precis dhe më të mirë do të përfitojnë kontrata me anë të së cilës do të kenë mundësi të fluturojnë në malin e Dajtit gjatë gjithë vitit.