Serxho Ramos: Nuk më besohet akoma që ishim ne fituesit

Padyshim që mbrojtësi Serxho Ramos ka qenë protagonist absolut në Champions-in e 10-të të Realit të Madridid. Mbrojtësi spanjoll shpëtoi mrekullisht “galaktikët”, të cilët deri në minutën e 93-të e kishin të humbur trofeun. Ai shënoi në fund të ndeshjes një gol me kokë i cili rihapi takimin dhe çoi ndeshjen në shtesë. Ramos ende nuk beson se ekipi i tij arriti të trimufojë këtë finale.Ishte një ndeshje spektakolare, gjatë të cilës ndodhën aq shumë gjëra sa nuk më besohet se çfarë kemi bërë. Mendoj se ky ishte goli im më i rëndësishëm me Realin. Ishim në një situatë të vështirë dhe po humbnim kundër një kundërshtari shumë të fortë, por gjetëm forcën për t’ia dalë mbanë. Është thjesht e pabesueshme. Nuk di se si ta përshkruaj këtë moment”. -deklaroi Ramos.