Ançeloti: Çfarë kënaqësie... falenderoj lojtarët

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti ka folur në koferencë për shtyp pas triumfit në finalen e Champions League që ekipi tij arriti përballë Atletikos. Trajneri shpreh lumturinë e tij, për trofeun e dhjetë që mundi t'i dhuronte Real Madridit."Fituam një trofe që për Realin është shumë i rëndësishëm dhe për këtë kemi punuar gjatë gjithë sezonit. Jemi krenarë për të gjithë botën madrilene. Pastaj edhe unë personalisht jam shumë i kënaqur. Eshtë lumturi, kur u jep lumturi atyre që të ndjekin çdo ditë. Tentuam për "La Deciman" dhe ia dolëm. Me vështirësi, me vuajtje, por besoj se e kemi merituar. Dua të falenderoj futbollistët e mi që dhanë maksimumin. Jam vërtet shumë i lumtur."Gjithashtu tekniku italian nuk harroi të komplimentonte homologun e tij, Diego Simeone. "E përgëzova për këtë sezon dhe për La Ligan. Shumë respekt. Nuk fitoi, por luftoi gjatë gjithë kohës. Atletico e meritoi këtë finale." -mbylli deklaratën e tij Ançeloti