Simeone: Krenar për Atletikon tim

Trajneri i Atletiko Madrid, Diego Simeone ka folur pas ndeshjes së humbur në finale kundër Real Madrid. Trajneri shprehu mërzitjen e tij, por theksoi gjithashtu se është krenar për ekipin që ka ndërtuar."Humbëm kundër një kundërshtari të fuqishëm si taktikisht, ashtu edhe ekonomikisht. Finalet duan gjithmonë pak fat dhe Reali e kishte. Në futboll, jo gjithmonë është e rëndësishme të fitosh. Unë jam krenar për djemtë e mi dhe për ekipin që po drejtoj.Në fund morëm duartrokitje si nga tifozat tanë, ashtu dhe nga ata të Realit. Kjo na motivon më shumë. Tani duhet të shohim përpara dhe të nisim përgatijet për sezonin e ardhshëm pasi duam që të paraqitemi edhe më mirë se sivjet." -mbylli deklaratën e tij Simeone.