Sekuestrohen 1 kg e 50 doza kanabis, "Weekend 10" prangos 2 persona në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2012, 08:35
Një operacion antidrogë nga autoritetet policore të Elbasanit ka cuar në pranga dy persona, për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.Kështu në operacionin e koduar"Weekend 10" të ndërmarrë nga blutë e këtij qarku është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Xhoni Karaj 24-vjeç, të cilit iu kapën në momentin e ndalimit 50 doza lëndë narkotike kanabis si dhe i 27-vjeçarit Alkond Bengasi.Këtij të fundit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg kanabis sativa. Ndërkaq materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së qarkut për ndjekje të mëtejshme të rastit.