Rrëshqitje dheu e gurësh, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd
Orët e para të mëngjesit të shtunës kanë nisur me probleme qarkullimi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se rrëshqitjet e dherave dhe gurëve të regjistruar mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në funksionimin normal të qarkullimit rrugor të automjeteve, duke sjellë bllokim të tij, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.Mësohet se shkak është bërë moti i paqëndrueshëm i ditëve të fundit, i shoqëruar me reshje të shumta, cfarë ka bërë të domosdoshme edhe ndërhyrjen e menjëhereshme të forcave të policisë, të cilat sëbashku me sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe struktura të emergjencave civile po punojnë për menaxhimin e situatës dhe kthimin e normalitetit në qarkullim.Ky nuk është rasti i parë i rrëshkitjes së dherave në këto segmente, pasi sa herë bien shira me intesitet të lartë ky fenomen bëhet i shpeshtë.