Paketa fiskale e PS, Shehu: Demagogji elektorale, parajsë për spekulatorët
Partia Socialiste po bën demagogji me paketën e saj fiskale dhe akuzat ndaj qeverisë për situatën ekonomike në vend. Kështu ka konstatuar, deputeti i Partisë Demokratike dhe eksperti i njohur i ekonomisë Sherefedin Shehu. Në RTV Ora News, Shehu tha se shqetësimi i PS është një propagandë elektorale dhe nuk ofron një alernativë për një zgjidhje më të mirë të situatës. Në këtë kontekst, Shehu vlersoi se qeveria ka treguar vullnet të plotë për të kontrolluar borxhin, ndërsa rritjen përtej kufirit ligjor të përcaktuar për 2013 ai e sheh si pasojë e krizës ekonomike në rajon.“Ai nuk është shqetësim është propagandë elektorale. PS nuk ka një program në terësi e në mënyrë të vecantë për borxhin publik që të shpalosë alternativën e saj. PS bën vetëm demagogji, duke thënë që qeveria spo vepron mirë. Kjo në radhë të parë nuk është etike. Gjatë qeverisjes socialiste është marrë borxh dhe për investimet publike. Qeveria e ka përdorur si instrument, por se ka konsideruar si mekanizëm për zhvillimin e vendit. Kjo qeveri tregoi vullnet për të kontrolluar borxhin, zhvendosi rregullin fiskal. Kjo rritje s’ka pasur burim abuzimin e qeverisë, deficiti buxhetor ka qenë në standardet më të mira fiskale. Të para në terësi të gjitha politika e menaxhimit të borxhit është e standareve më të mira, por nuk mund të dalë një qeveri e një vendi të vogël që të ketë performancë të mirë fiskale në një kohe kaq të vështirë krize” tha ai.Teksa e ka vlerësuar vitin 2012 si vitin më të vështirë për vendin pavarësisht parashikimeve pozitive, Shehu vlerëson se ky ishte dhe hendeku dhe vija ndarëse që rriti edhe reagimin e PS.“Natyrisht që është buxheti i duhur se ndonëse vit krize buxheti i Shqipërisë vazhdon të mbetet buxheti i politikave të mira fiskale, ku norma e investimeve vazhdon të mbetet e lartë dhe pjesa më e madhe i përket jetës socilae në vend. Debati është i natyrshëm. Në të gjithë botën ka një pritshmëri për një vit më të mirë, 2012 ka qenë viti më i keq për Shqipërinë dhe pse parashikimet ishin për një përmirësim cfarë ka thelluar hendekun dhe vijën ndarëse, nga kjo vjen edhe reagimi më i ashpër. Me rishikimin e bërë të buxhetit 2012 pasqyrohen disa tendenca pozitive. I gjithë debati për borxhin ka të bëjë me koston. Argumenti kundër një huamarrje është vetëm efekti në rritjen e kostos, gjë që u ul me ndryshimet në të. Por kjo kosto është shumë më e ulët sesa gjatë qeverisjes socialiste. Mund të pritet një rritje 3% e ekonomisë” theksoi ai.Absurde dhe aspak realiste i ka konsideruar edhe propozimet e PS lidhur me taksat. Sipas Shehut ajo që në pamje të parë duket si një parajsë për qytetarët, realisht është një parajsë për spekulatorët me gjithcka cfarë ajo paketë fiskale ofron.“Edhe propozimi për taksat ka qenë propagandë. Lista fiskale nuk është e studiuar, nuk ka argument se cfarë efektesh jep në buxhetin e shtetit qoftë dhe në kushte normale. Ana tjetër është te qytetarët, kush përfiton nga këto politika. Marrim tatimin e vlerës së shtuar dhe akcizën, kur e shikon në pamje të pare të krijon përshtypjen e një parajse për njerëzit. Por njerëzit e dinë që duhet paguar taksa në raport me mundësitë ekonomike që ke. PS thotë se do heqë TVSH dhe akcizën në konsum, por kjo ëhstë një parajsë për spekulatorët. Ndërsa nëse e heq në investime si ne e bën të verifikueshme dhe të pa manipulueshme dhe si rrjedhojë kjo sjell edhe uljen e cmimeve. Në 6 vitet e fundit është më shumë se dyfishuar buxheti social. Shqipëria ka nevojë për investime të huaja dhe ato shkojnë ku gjejnë ambjent të mirë dhe barrë të ulët fiskale. Në rajonin tonë ka një konkurencë të lartë fiskale” u shpreh deputeti Shehu.