Vritet biznesmeni turk, kishte rafineri nafte në Shqipëri
Vritet me armë zjarri biznesmeni turk Omer Satin 57 vjec, pronar i një rafinerie nafte edhe në Shqipëri. Lajmi është bëri i ditur nga mediat turke, të cilat bëjnë me dije se Satin është qëlluar me katër plumba në makinën e tij, në afërsi të shtëpisë.Policia ka sqaruar se në vendin e krimit janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa vdekja i është shkaktuar nga një plumb që ka marrë në zemër.Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë parë një person të largohet menjëherë pas sulmit me një armë gjahu në dorë.Po sipas mediave turke, rafineria e naftës që kishte në Shqipëri kishte dalë me humbje dhe 57-vjecari kishte pasur probleme edhe me partnerët shqiptarë.Ndërkaq policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vrasjes.