Kavajë, dy plumba në këmbë kordinatorit të FRD, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2012, 18:04
Plagoset me armë zjarri koordinatori i Frymës së Re Demokratike në Kavajë, Fatbardh Belba. Ngjarja është regjistuar pasditen e sotme në Kavajë, ku Belba është qëlluar më dy plumba në këmbë.Sipas policisë së Kavajës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërkohë që është identifikuar autori i krimit dhe është shpallur në kërkim.Po kështu blutë bëjnë me dije se kordinatori Belba ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.