Vizat, Ambasada amerikane proçedura të reja pas 21 dhjetorit
Nga data 21 dhjetor të gjitha ata që do të aplikojnë për vizë në Ambasaden amerikane në Tiranë do të përballen me procedura të reja aplikimi.Konsullja Lary Gary nëpërmjet një komunkimi me mediat sqaroi se ndryshimet përfshijnë procedurën e caktimit të takimeve, pagesën dhe dorëzimin e dokumentave.“Tani ka më pak pagesa dhe me shumë mënyra për të kryer pagesën si dhe caktuar një datë takimi. Procesi i ri është më i lehtë dhe më i përshtatësm pasi përfshin çdo shërbim në një pagesë. Aplikimi për vizë tashmë do të behet vetëm online. Hapi i parë që duhet të bëjë aplikanti është plotësimi i formularit online në faqen e internetit të Ambasadës amerikane http://albanian.tirana.usembassy.gov/formds160.html dhe më tej të krijojnë një llogari online në Albania.usvisa-info.com dhe më tej të zgjedhin një nga tre opsionet e pagesës për të kryer pagesën për vizë. Pra pagesa kryhet online, ndryshe nga prodedura aktuale ku aplikanti paguante tarifën e aplikimt për vizë duke u paraqitur personalisht në bankë. Më tej aplikanti do të caktoje datën e intervistës në http://albania.usvisa-info.com dhe më tej të përgatisë dokumentat e kërkuara për vizë emigrimi, që shënon edhe hapin e fundit të procedures” sqaroi ajo.Me procedurat e reja, aplikanti mund të regjistrohet para afatit për marrjen e pasaportes falas dhe jo me pagesë siç ka ndodhur me shërbimin aktual.Megjithatë, ndryshimet në prodecurat e aplikimit nuk ndikojnë në përftimin e vizës.“Nuk ka asnje ndryshim ne ligjet dhe rregullat qe duhen per te kualifikuar nje aplikant për vizë. Ky është një ndryshim në mënyrën e aplikimit , jo kualifikimit” tha Konsullja.Ambasada Amerikane fton qytetarët e interesuar të vizitojnë nga e premtja faqen zyrtare (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html), për tu njohur me ndryshimet.