"21 janari", prokurorët kërkesë dy ekspertëve të çështjes për vrasjen e Ziver Veizit

Gjykata e Tiranes  ka nisur sot gjyqin për 21 janarin  ndërsa të pranishëm në sallë kanë qënë edhe tre deputetët e PS-së Sajmir Tahiri, Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi.Vetë deputeti Sajmir Tahiri shprehu shqetësimin mbi procesin  gjyqësor të "21 janarit" dhe tejzgjatjen e pakuptimtë të tij. Tahiri deklaroi se është i pranishëm në seancë së bashku me koleget e tij deputete për të dëshmuar se pas 23 qershorit ne do të vendosin drejtësinë në vend, ndërsa garantoi se do të luftojnë për transparencë në këtë proces.Ndërkaq Prokurorët e cështjes së “21 janarit” i janë drejtuar me një kërkesë                           dy ekspertëve të çështjes për vrasjen e Ziver Veizit, në të cilën kërkojnë të dinë nëse vërtetohet që ashklat e drurit janë transportuar nga predha tek trupi i Veizit. Dy ekspertët duhet t'i kthejnë përgjigje prokurorëve të çështjes deri më datën 26 dhjetorGjykata ka përzgjedhur seancën e kaluar dy ekspertët e rinj për çështjen e 21 janarit. Dritan Zoto dhe Gani Elezi janë dy ekspertët të cilët do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore të Ziver Veizit.Ndërkohë disa ditë më parë, Gjykata hodhi poshtë ekspertizën e Ndoc Çardakut pas deklaratave të këtij të fundit se plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin është devijuar dhe për më tepër në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri.Vendimi i trupës i kryesuar nga gjykatësi Besnik Hoxha erdhi menjëherë pas kërkesës së prokurorisë për të rrëzuar këtë dëshmi.Sipas prokurorit Blerim Tominaj ky ekspert ka tejkaluar kompetancat e tij profesionale duke u përgjigjur edhe për pyetje të cilat nuk janë të fushës së tij profesionale. Për këtë fakt prokurori kërkoi riekspertim të aktit nr.610,të hartuar nga Çardaku nga një ekspert i ri më profesionist.Sipas prokurorit, eksperti Çardaku ka deklaruar shumë e më shumë se nga ajo që çka është shkruar në akt.