Grada, 42 oficerë në Policinë e Shtetit gradohen "Inspektorë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2012, 18:20
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, u shpreh se jemi duke krijuar një kapacitet të kualifikuar inspektorësh, ku në vazhdën e 5 viteve kemi 516 inspektorë të rinj me kualifikimin e duhur për përmirësimin e rendit publik.Kjo deklaratë erdhi në ceremoninë e gradimit të 42 oficerëve me gradën "Inspektor".Ndërkaq në fjalën e tij zv. Ministri i Brendshëm, Arben Ristani, u shpreh për luftën ndaj krimit me vendosmërinë më të lartë të mundshme.Marrja e gradës "Inspektor" prej oficerëve u bë pas një trajnimi special të tyre që zgjati 2 vjet.