Mandatet, Gjiknuri: Komision hetimor për Kukësin; Alibeaj: Po kërkoni alibinë e humbjes

Partia Socialiste kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e rritjes së popullsisë në qarkun e Kukësit.Gjatë prezantimit të kërkesës së tyre në Parlament, deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se të gjitha të dhënat hedhin dyshime për pavërtetësi në to, pasi sipas tij është e pamundur që qarku i Kukësit të shenojë rritjen më të madhe të popullsisë në terësinë e qarqeve të vendit, duke u renditur i dyti pas Tiranës.Nga ana tjetër ai vlerësoi se shtimi i popullsisë në këtë qark është bërë në mënyrë të pa ligjshme e cila ka ndodhur vetëm në pak muaj dhe në disa zona të veçanta.Deputeti Gjiknuri kërkoi nga maxhoranca që të miratojë ngritjen e këtij Komisioni, pasi sipas tij, çdo refuzim do të thotë se qeveria ka futur duart në këtë çështje për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.“Refuzimi i hetimit ka vetëm një shkak, transparenca për popullin është turpërimi për ju”- tha Gjiknuri.I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeja, i cili tha se me këtë kërkesë PS po kërkon të krijojë një alibi për humbjen elektorale të radhës.