KLD: Zgjedhja e Brocit dhe Haxhialushit në pajtueshmëri me ligjin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme verifikoi zgjedhshmërinë, pajtueshmërinë dhe ushtrimin në përputhje me ligjin, të detyrës së dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.Komisioni i Verifikimit të Mandateve që u ngrit në këtë mbledhje, në raportin paraqitur Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konsideroi në pajtueshmëri me ligjin, për sa i përket zgjedhshmërisë, pajtueshmërisë dhe ushtrimit të rregullt të mandatit të anëtarit të KLD-së. Në diskutimet e anëtarëve, u vlerësua eksperienca e gjatë profesionale e dy anëtarëve të rinj, si dhe integriteti i lartë moral.Në kuadër të reformimit të punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në përputhje me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë të fushës, si dhe në referencë të Progres- Raportit më të fundit të Komisionit Evropian, me propozim të Zëvendëskryetarit, u përcaktua struktura e re organizative e administratës dhe inspektoratit të këtij institucioni.Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë theksoi domosdoshmërinë për reduktimin e stafit administrativ dhe rritjen e numrit të inspektorëve, puna e të cilëve ka impaktin më të madh në gjithë sistemin gjyqësor, si në vlerësimin e gjyqtarëve, ashtu dhe në inspektimin e punës së tyre. Ai vlerësoi se reformimi i administratës është konceptuar për të rritur efiçiencën dhe mirëfunksionimin e Këshillit.Presidenti i Republikës, pasi shprehu miratimin e tij për propozimin e parashtruar, theksoi rëndësinë e arritjes së objektivit ligjor, lidhur me përfshirjen e administratës në Statusin e Nëpunësit Civil, për t’i dhënë gjithë garancitë ligjore nëpunësit.Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke vlerësuar punën e realizuar dhe integritetin e lartë moral dhe profesional të Kryeinspektores, në përfundim të mandatit të saj në këtë detyre, sipas kërkesës së saj, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e saj në Gjykatën e Apelit Shkodër.Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, në vlerësim të cilësive të lartë profesionale të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët shërbejnë për një mandat 9 vjeçar, pas shqyrtimit të kërkesës, vendosën t’i propozojnë Presidentit të Republikës, emërimin e Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.Këshilli vendosi të caktojë Ilir Mustafaj, përfaqësues, njëherazi Kryetar të Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve , pas përfundimit të mandatit të kryetares së mëparshme.Diskutimet eKëshillit vijuan me shqyrtimin e projekt akteve përfundimtare të vlerësimit të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për 2 gjyqtarë. Mbas realizimit të procedurës së votimit të këtij projekt akti, në përfundim u vendos vlerësimi “shumë mirë” për gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Brunilda Kadi dhe Fatri Islami.