Rezulton fals alarmi për bombë në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”

Një paralajmërim për bombë në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” ka vënë në alarm të gjithë strukturat policore të Durrësit. Burime nga ky qytet bëjnë me dije se alarmi është marrë pikërisht në momentin kur në këtë institucion do të mbahej një aktivitet i Shoqatës Çamëria dhe PDIU-së në mbështetje të rezolutës came.Ndërsa në Pallatin e Kulturës gjithcka ishte gati për fillimin e takimit, në sallën operative të policisë së Durrësit ka mbërritur një telefonate që paralajmëronte venien e lëndës së eksplozivit në këtë ambjent.Forcat e policisë kanë bërë evaukimin e menjëhershëm të rreth 300 pjesmarrësve, anëtarë të Shoqatës Çamëria e PDIU si dhe mbështetës të rezolutës, ndërsa forcat xheniere kanë bërë kontrollin e ambjenteve me qen antieksploziv, kryesisht në sallën qëndrore, pikërisht aty edhe ku dyshohej se ndodhej bomba, por fatmirësisht zona ka rezultuar e pastër.Pas rreth 40 minutash qëndrimi jashtë ambjenteve të Pallatit të Kulturës të gjithë simpatizantët dhe anëtarët e PDIU dhe Shoqatës Çamëria i janë rikthuer normalitetit, duke vijuar normalisht aktivitetin për rezolutën came.Nga ana e policise vijon puna per identifikimin e autorit te telefonates të alarmit fals.