Kupa e Italisë
Pas kualifikimit të Juventusit, Romës, Catanias dhe Milanit për në fazën tjetër Kupa e Italisë rikthehet për të luajtur ndeshjet e tjera për fazën e 1/8.Sot luhet përballja mes Interit dhe Veronës. Zikaltrit vijnë në këtë takim pas humjes në fundjavë kundër skuadrës së Lacios në Olompiko të Romës ndërsa do të presin në shtëpi një skuadër që vjen nga Kategoria e 2 e kampionatit Italian.Verona do të jetë kundërshtari i skuadrës së Stramacionit për të provuar forcat. Edhe pse në letër duket një kundërshtar i lehtë, zikaltrit duhet të tregohen të kujdesshëm pasi me rregulloren e re të Kupës së Italisë nuk do të ketë ndeshje kthimi. Skuadrat e mëdha janë disi të favorizuara pasi i luajnë ndeshjet në fushën e tyre dhe përballë publikut vendas. Përveç përballjes së ditës së sotme Kupa e Italisë do të vazhdojë edhe nesër me tre përballje të tjera: Lacio që mori një fitore të rëndësishme ndaj Interit në fundjavë në ndeshjen e vlefshme për kampionat do të pres në shtëpi Sienën ku do të kërkojë me patjetër fitoren e radhës. Udineze do të ketë një ndeshje të vështirë në Friuli përballë Fiorentinës, një skuadër kjo që po tregohet shumë rracionale nën drejtimin e teknikut Montela. Ndërsa Napoli do të përballet përsëri me Bolonjën por kësaj radhe në kupë. Bolonjezët ishin skuadra surprizë e fundjavës në kampionat. Kuq e blutë arritën të mundnin Napoletanët në shtëpinë e tyre. Kjo përballje më shumë se të tjerat do të jetë një hakmarrje për të besuarit e teknikut Maxarri i cili nuk do ti lejonte vetes dy humbje radhazi kundër një skuadre si Bolonja që përparsi ka mbijetesën në Serinë A. Përballjet e kësaj mesjave për Kupën e Italisë do të jenë këto:Sot luhet: Inter - VeronaNdërsa nesër do të luhen këto takimeLazio - SienaUdinese - FiorentinaNapoli - Bolognia