Arsenal tregon anën e tij luftarake, shkatërron Riding
Arsenali ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj kritikave të kohëve të fundit duke fituar në transfertë ndaj skuadrës së Riding me rezultatin 5-2. Kjo fitore e thellë e të besuarve të Venger ka qenë përgjigja e duhur për të gjithë kritikët e lojës së Topçinjve.Londinezët e kanë filluar mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 14 me anë të Gjermanit Lukas Podolski. Për të dyfishuar rezultatin dhe pastaj për ta trefishuar atë mendon spanjolli Santi Kaxorla në 2 minuta lojë, përkatësisht në minutat 32 dhe 34. Pjesa e parë e këtij takimi të mbushur me emocione dhe gola të shumtë përfundon me fitoren e Topçinjve 0-3 ndërsa edhe e dyta nis me të njëjtin ritëm për miqtë nga Londra. Është përsëri Spanjolli Kaxorla ai që shënon golin e katërt për skuadrën e tij dhe të tretin personal pas një asisti të dhënë nga Gjermani Podolski në fillimin e 45 minutave të dyta.Me një rezultat të thellë 4-0 të besuarit e Venger tolerojnë disi duke u lënë më shumë hapsira vendasve që arrijnë të shkurtojnë diferencat me një dopiet të La Fondre në minutën e 66 dhe 71. Me këtë dygolësh u duk sikur sfida ishte e hapur për vendasit por nuk ndodhi ashtu pasi Teo Uellkot shuan çdo shpresë të skuadrës së Riding për një rezultat pozitiv. Britaniku është pranë një largimi nga Arsenal, vulos rezultatin e kësaj ndeshje ndërsa protagonist në këtë aksion është përsëri Kaxorla i cili ishte edhe më i miri në fushën e lojës.Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në vendin e pestë në tabelë, ndërsa ka vetëm dy pikë më pak se vendi i tretë, të cilin e mban Chelsea me një ndeshje më pak të zhvilluar.