Kupa e Gjermanisë
Ndeshjet e Kampionatit ua kanë lënë radhën atyre të Kupës në Gjermani. Sot dhe nesër do të luhet faza e 1/8 e Kupës së Gjermanisë.Kjo fazë rikthen edhe një herë derbin e Bavaris ku Augsburgu do të pres në shtëpi skuadrën e Bayern Mynih. Këta të fundit dolën fitimtar në përballjen e Kampionatit ndërsa sot do të provojnë përsëri të njëjtën gjë. Përveç të besuarve të Henkes fitore në këtë fazë të Kupës së Gjermanisë do të kërkojnë edhe dy ndjekësit e bavarezve që do të kenë impenjimet e tyre nesër. Skuadra e Aspirinave, Bayer Leverkusen do të udhëtojë drejt Volfsburgut, ndërsa Dortmund do të pres në shtëpi skuadrën e Hanoverit.Kështu për fazën e 1/9 të Kupës së Gjermanisë do të kemi këto përballje:Sot do të luhen këto takimeKarlsruhe - FreiburgShalke - MaincAugsburg - Bayern MynihKikers Offenbah - Fortuna DyseldorfNdërsa nesër do të luhen edhe katër takimet e tjera:Bokum - Mynih 1860Volfsburg - Bayer LeverkusenBorusia Dortmund - HanoverShtutgart - Këln