Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë vazhdon ta mbaj gjallë jetën futbollistike në vend pasi nesër do të luhen ndeshjet e treta në Grupet A dhe B. Skëndërbeu i Korçës mund të presë që nesër biletën për në fazën tjetër. Një fitore e Ujqërve të dëborës në transfertën e Krujës kundër Kastriotit do të thotë 9 pikë të plota në grup që do të siguronin kalimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Në të njëjtat pozita si Korçarët është edhe skuadra e Bylisit që pas dy fitoreve të para kërkon që edhe ndaj Teutës të përsërisë të njëjtën gjë për tu kualifikuar më tej. Një fitore të mundshme për të rritur shpresat e kualifikimit në grupin A do të kërkojë edhe Kuksi në shtëpi kundër skuadrës së Shkumbinit. Ndërsa Flamurtari tashmë me trajner të ri kërkon që të përsërisë fitoren e Durrësit edhe ndaj Laçit në përballjen që do të luhet në Vlorë. Kujtojmë këtu që në ndeshjen e Kampionatit Kurbinasit kanë arritur të triumfojnë në shtëpinë e Vlonjatëve.Nesër në ndeshjet e vlefshme për grupin A do të kemi këto përballje:Kastrioti - SkëndërbeuKukësi - ShkumbiniNdërsa në grupin B do të luhen këto ndeshje:Bylis - TeutaFlamurtari - Laçi