Kristian Abiati do të rinovojë edhe për një vit me Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2014, 18:44
Kristian Abbiati do të jetë futbollist i Milanit deri në qershor të 2015. Nuk ka ende asnjë shenjë zyrtare, por kuqezinjtë e kanë arritur tashmë marrëveshjen me kompaninë për të zgjatur edhe për një vit kontratën e tij me Milanin.Ai që mund të largohet është Marko Amelia, aktivizimi i tij i pakët tek kuqezinjtë bën që të shikojë për ndonjë tjetër ekip. Ditët e fundit tek Milan po flitet se Amelia do të zëvendësohet nga Agazzi.Përsa i përket Gabriel, i riu brazilian ka një propozim nga Catania, ku ai mund të shkojë për të marrë përvojë dhe më pas mund të rikthehet përsëri tek Milani. Por ajo që përbën lajm në kampin "kuq e zi", është se porta do të jetë e mbrojtur nga Abiati, për të paktën edhe një sezon tjetër.