Buffon: Juventus duhet të mbajë Conten

Portieri i Juventusit, Xhixhi Buffon ka folur për momentin e mirë qe po kalon Juventusi, ku në ndeshjen e fundjavës përballë Cagliarit, ka mundësinë të shkojë në kuotën e 102 piëve. Gjithashtu portieri u ndal tel çështja "Conte" si dhe muaji i nxehtë i botërorit "Brazil 2014"."Zhvilluam një kampionat të shkëlqyer, në ndeshjen kundër Cagliarit që eshtë e fundit për këtë sezon, kemi mundësinë të vendosim rekord, 102 pikë në kampionat nuk i ka arritur asnjë ekip i rëndësishëm në Europë. Trajneri Conte ka meritën më të madhe për suksesin e Juventusit gjatë këtij viti. Ka bërë një punë të shkëlqyer dhe personalisht do të më pëlqente që të qëndronte. Ai e njeh mirë ambientin dhe me të në krye mund të bëjmë gjera të mëdha."Buffon u ndal pak edhe tek botërori. "Do të shkojmë në Brazil me synime të mëdha. Gjithmonë nënvlerësohemi si ekip, por kur nis kompeticioni, të gjithë e shohin sa të fortë jemi. Qëllimi ynë është finalja, dhe pse jo ta fitojmë, pasi vendi i dytë nuk më pëlqen shumë." -mbylli deklaratën e tij Buffon