Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Partizanit
Këmbëngulja e drejtuesve të Partizanit për ta mbajtur në drejtim të skuadrës portugezin Sampaio nuk solli rezultat. Tashmë pritet që përgatitjet për sezonin e ri të sjellin edhe një trajner të ri. Merkato për afrimin e trajnerit mund të quhet e mbyllur pasi drejtuesit kanë gjetur emrin të cilit do t'i besojnë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.Mundësia më e madhe për stolin e kuq duket Shpëtim Duro, i cili i përshtatet shumë edhe organikës që kanë të kuqtë, pasi ka punuar më parë tek ky ekip.Siç raporton "Sport Ekpres", trajneri Duro ka gjetur akordin me Presidentin, Gaz Demi dhe gjithçka mund të quhet e mbyllur. Duro do të lerë drejtimin e ekipit që drejton aktualisht, Shkëndija e Tetovës dhe pritet të nisë detyrën në krye të Partizanit.