Tirana, Gilberto pothuajse i larguar, brazilianin e tundojnë ofertat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2014, 16:20
Sulmuesi brazilian i Tiranës, Gilberto është nisur sot drejt vendlindjes, Brazili, ndoshta për të mos u kthyer më në Shqipëri. Oferta e Tiranës nuk i ka mjaftuar lojtarit i cili ka mendjen për të luajtur në një ekip dhe kampionat më të fortë.Gilberto priste një ofertë shumë më të lartë, por drejtuesit i Tiranës nuk ia kanë plotësuar dëshirën duke mos i ofruar aq sa ai ka kërkuar. Lidhur me këto kushte, burime të sigurta pranë lojtarit tregojnë se ai me 90 për qind të mundësive e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga kryeqyteti.Vlen të përmendet se për këtë futbollist është i interesuar edhe Skënderbeu, ndaj pritet që edhe klubi korçar t’i bëjë ofertën e vet, por dëshira e lojtarit është që të luajë në një kampionat më të fortë se i yni.